“Jemi në të gjithë në qiellin e shtatë, shikojmë të ardhmen me optimizëm”

Fitorja e Milanit ndaj Napolit ishte qershia mbi tortë pas një ecurie fantastike deri tani, ku vetëm dy barazime (ndaj Roma dhe Verona) kanë prishur perfeksionin në Serie A.

Por, fakti është që kuqezinjtë nuk humbasin në kampionat prej shumë e shumë ndeshjesh. Në fakt, për të gjetur humbjen e fundit duhet të kthehemi në mars, kur Genoa fitoi në “San Siro” përpara se futbolli të bllokohej nga pandemia.

Paolo Scaroni - Wikipedia

Kuqezinjtë kryesojnë aktualisht kampionatin, ndërsa elozhet vijnë nga kudo. Sot foli edhe presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, që për “Sky Sport” u ndal te ndeshja e mbrëmshme.

“Është një kënaqësi e madhe, këtu të gjithë jemi në qiellin e shtatë. Ne kemi ekipin më të ri në Evropë dhe kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme. Tani kemi një seri ndeshjesh të komplikuara, për fat të keq kemi edhe disa dëmtime”.

Në lidhje me punën e Maldini: “Edhe ai duhej të mësonte, askush nuk ka lindur menaxher. Sigurisht që ai di gjithçka për futbollin, kështu që procesi i të mësuarit ishte më i shpejtë.

U gjet një ekuilibër i rëndësishëm, ne mund ta shikojmë të ardhmen me shumë optimizëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu