“Jemi Milan, nuk shkojmë të mbrohemi në asnjë fushë”

Soualiho Meite u intervistua nga Sky Sport pas Manchester-Milan. Titullar dhe shumë pozitive paraqitja e tij.

“Është e vështirë të zhvillosh një ndeshje të shkëlqyeshme në Old Trafford. Ne jemi të lumtur me këtë barazim edhe pse meritonim më shumë”.

Për Milanin: “Ekziston një grup i mirë, me vetëbesim, ne flasim shumë. Kjo më bën të rritem dhe të besoj më shumë në cilësitë e mia. Jam i lumtur për ekipin dhe gjithashtu për mua”

Për Kessie: “Ai është një mik i vërtetë, me Franck është e lehtë për të luajtur, ne flasim frëngjisht! E kuptoj atë shumë mirë”.

Për golin e anuluar: “Nuk e di pse u anulua, për mua ishte mirë. Ky është futbolli, të gjithë bëjnë gabime dhe ne vazhdojmë përpara”.

Vetëbesim? “Ne gjithmonë kemi besuar në cilësitë tona, nuk kemi ardhur këtu për të barazuar ose për të mos pësuar, kemi dashur të luajmë dhe e kemi provuar atë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu