“Jemi familje, jo thjesht ekip! I di vlerat e mia dhe do t’i shfaq. Atletico? E vështirë për ne por edhe për ata…”

Brahim Diaz foli pas konferences per shtyp per Milan TV duke u ndalur te momenti i tij:

“Ndihem i rëndësishëm, pata një fillim të mbarë të sezonit. E di që jam një lojtar i mirë dhe kam shumë besim në veten time.

Merita i detyrohet edhe shokëve të skuadrës, natyrisht, se si i afrohemi ndeshjeve dhe si po luajmë.

Jemi me të vërtetë një grup i bashkuar, ne jemi më shumë se një ekip, ne jemi një familje. Ne kalojmë shumë kohë së bashku dhe ndihmojmë njëri -tjetrin shumë”.

Për ndeshjen e nesërme: “Ndeshja kundër Atletico Madrid do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë, do të jetë e vështirë për ne por do të jetë e vështirë edhe për ata sepse ne jemi një ekip i fortë.

Ne duam të fitojmë, gjithashtu duke luajtur mirë. Ne na pëlqen për të luajtur ndeshje të tilla. Duke pasur një të kaluar te Real Madrid, ajo kundër Atletico është një derbi, por unë tani jam një lojtar i Milanit dhe dua të bëj mirë vetëm për Rossonerët dhe të marr tre pikë në shtëpi”.

Për Ligën e Kampionëve: “Të jesh në Ligën e Kampionëve me kete fanellë është e veçantë, vetëm shiko sa trofe ka fituar ky klub. Nesër do të jetë një ndeshje e madhe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu