Jashtë Diaz dhe Calhanoglu! Pioli provon formacionin “all in” ndaj Bologna: Ibra-Rebic-Leao

Negativiteti i Hakan Calhanoglu nuk do t’i lejojë turkut që të udhëtojë me ekipin për sfidën e nesërme ndaj Bologna në “Dall’Ara”.

Motivi lidhet me faktin se nuk ka asnjë stërvitje në këmbë dhe sidomos sepse duhet të ndjekë protokollin e vizitave mjekësore që ka caktuar Federata dhe koha nuk premton sepse vetëm pasdite ka ardhur lajmi i negativitetit në tamponin e fundit të kryer nga ekipi.

Hakan do të kishte dashur të bashkohej me ekipin por lista zyrtare ishte përpiluar. Listë ku kthehet Ismael Bennacer dhe Tonali e Mandzukic.

Megjithatë, duke iu kthyer ndeshjes, me Brahim Diaz jashtë për shkak dëmtimi, Stefano Pioli do të provojë Rafael Leao si fantazist qendror me Saelemaekers në të djathtë dhe Rebic në të majtë, ku Ibra do të jetë pyka.

Fillimisht u fol për Maldinin, por trajneri duket më i bindur për këtë ide.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu