“Janë perfeksioni” Pioli e ka zgjedhur modelin e lojës së Milanit të tij!

Milani po përgatitet për ndeshjen e turit të tretë kualifikues të Europa Leagur, ku sonte në “San Siro” do të presë norvegjezët e Bodo Glimt.

Por, vëmendja e Stefano Piolit është e zhvendosur edhe më larg. Rendimenti i ekipit, mënyra e lojës, konceptet bazë, presingu dhe aspekti tekniko-taktik por edhe atletiko-fizik.

Modeli që trajneri ka zgjedhur është Bayern Munich i drejtuar nga Hansi Flick. Futboll pa pika referimi dhe lojë korale, ku lojtarët sulmojnë të gjithë dhe sidomos mbrojtësit krijojnë raste.

“Jua kam thënë edhe ndihmësve të mi. Modeli i Bayern është perfekti. Luajnë futbollin më të bukur në kontinent. I kam studjuar mjaft mirë”.

Sigurisht, ka ende shumë diferenca me Bayern, por drejtimi që Pioli ka marrë është pikërisht ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu