Janari vjen shpejt, drejtuesit e Milanit ende bisedime me Real Madrid! Objektivi i padeklaruar

Në pritje që merkato dimërore të hapet dhe klubet të fillojnë të kryejnë transferimet si në dalje ashtu edhe në hyrje, lëvizjet kanë nisur që tani bisedimet e para.

Kështu, Nacho Fernandez është gjithmonë në orbitën e Milanit. Mbrojtësi i Real Madrid është një nga shumë emrat e ndjekur nga drejtuesit kuqezi gjatë seancës së transferimit që sapo përfundoi.

Një ofertë zyrtare për Blancos nuk është prezantuar kurrë, por kuqezinjtë kanë menduar që Nacho mund të jetë një fuqizim i mirë në repartin defensiv.

Sipas todofichajes.com, Nacho vazhdon të gjejë shumë pak hapësirë ​te Real Madrid dhe në moshën 30 vjeç do të dëshironte të provonte një eksperiencë të re.

Kontrata e spanjollit do të skadojë në vitin 2022 dhe falë marrëdhënieve të shkëlqyera me drejtuesit Merengues, mbrojtësi mund të arrijë në Milanello pa një shpenzim tepër të shtrenjtë.

Nacho nuk është plotësisht pjesë e shënjestrës së lojtarëve të blerë apo ndjekur nga Milani në vitet e fundit, me përjashtim të Ibrahimovic dhe Kjaer, por ai sigurisht do të sillte shumë përvojë që do të ishte e dobishme për një ekip shumë të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu