“JAM ZLATANI. FILMI” Postimi i Ibrahimovic mbi dokumentarin e jetës… (VIDEO)

Jeta e Zlatan Ibrahimovic bëhet film. Pas autobiografisë, historia e kampionit suedez do të shfaqet në kinema, falë filmit me titull “Unë jam Zlatan”, realizuar nga kompania e shpërndarjes dhe e prodhimit “Lucky Red”.

Filmi “Unë jam Zlatan”, drejtuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeçar, dhe shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimoviç, pas dokumentarit të vitit 2015.

Filmi, i xhiruar midis Suedisë dhe Amsterdamit, do të dalë në kinema duke filluar nga 10 shtatori 2021.

Granit Rushiti, një sulmues suedez 20-vjeçar, me origjinë shqiptare, nga Kosova, do të jetë aktori që do të interpretojë Ibrahimovic në versionin e periudhës midis moshave 17 dhe 23 vjeç.

Nga mosha 11 deri 13 vjeç do ta interpretojë Dominic Bajraktari Andersson, edhe ky me rrënjë shqiptare.

Ibra mori pjesë në mënyrë aktive në film për jetën e tij. Sulmuesi i Milanit ishte i përfshirë në çdo proces të shkrimit të skenarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu