“Jam trajner me fat, kam djem inteligjentë”, Pioli pastaj bezdiset kur përdorin fjalën “rezervat”

Mister Stefano Pioli u intervistua nga Milan TV në fund të ndeshjes Milan-Sparta Praga. Sot trajneri bëri 5 zëvendësime dhe rezultuan efikase.

Për ndeshjen: “Kjo është ajo që kemi vendosur të bëjmë, domethënë të kontrollojmë ndeshjen. Ishte një paraqitje e mirë”.

Për lojtarët e aktivizuar dhe që janë rezerva: “Shumë i kënaqur, por nuk është ajo që mendoni. Ato nuk janë alternativë. Kam fatin si trajner që kam shumë titullarë.

Sa më shumë të vazhdojmë, aq më e vështirë do të jetë për mua nëse ata vazhdojnë të jenë gjithmonë kaq të gatshëm”.

Për Udinesen: “Ne po marrim gjithçka parasysh, duke luajtur aq shpesh djeg energji mendore dhe fizike.

Gjithmonë duhet të jesh në maksimum, gjetja e lojtarëve të gatshëm është shumë e rëndësishme.

Do të ketë pak kohë për t’u rikuperuar, por ne jemi gati për këtë, do të takojmë një kundërshtar të fortë që po mbledh më pak se sa meriton dhe që na vuri në vështirësi vitin e kaluar në San Siro”.

“Jam me fat që kam lojtarë inteligjentë të një niveli të shkëlqyeshëm teknik.

Ne nuk duam t’u japim pikë referimi kundërshtarëve. Numrat dhe vendosja nuk janë të rëndësishëm, por lëvizjet që duhet të bëhen në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu