“Jam te Milani falë Haaland! Ai më shkruajti… Tani e di se çfarë kërkon trajneri Pioli, mund të mundim këdo”

Jens Petter Hauge dha një intervistë të gjatë për CBS Sports, ku foli sidomos për Milanin, transferimin, batutën e Ibrahimovic dhe sidomos këshillat e Haaland.

“Më kujtohen ditët para ndeshjes, isha shumë i përqendruar dhe doja të bëja mirë sepse e di se si funksionon në futboll dhe një ndeshje mund t’ju hap shumë dyer.

Unë u përgatita mirë dhe një natë më parë, duke biseduar me mikun tim më të mirë dhe kapitenin e ekipit, thashë se sa klub i shkëlqyer ishte Milani.

Herën e parë kur hyra në San Siro pashë përreth dhe isha shumë i lumtur. Mendova se mund të ishte një vend i mirë për të luajtur”.

Transferimi: “Kur agjentët e mi më thirrën unë isha vërtet i ngazëllyer. U ndjeva gati. Thjesht duhej të luaja një ndeshje të fundit me Bodo dhe pastaj negociatat do të fillonin.

U ndjeva gati të largohesha nga Norvegjia, doja të shkoja dhe të luaja në një klub jashtë dhe të kisha një sfidë të re”.

Risultato immagini per hauge ibrahimovic

Sezoni: “Ne jemi duke bërë mirë në kampionat, por ka akoma shumë pikë dhe ndeshje. Gjithashtu në Europa League kemi një shans për të shkuar përpara. Ne mund të mposhtim këdo. Padyshim që ka shumë ekipe të shkëlqyera akoma në garë, veçanërisht anglezët që janë shumë të fortë”.

Risultato immagini per hauge haaland

Për miqësinë e tij me Haaland: “Ne flasim shumë. Unë isha pranë një klubi belg, por ai më tha të refuzoja ofertën dhe të prisja për një më të mirë. Pas ndeshjes kundër Milanit ai më shkruajti: gjithçka do të shkojë mirë.

Të luash për Milanin nuk do të jetë e lehtë padyshim, do të duhet të punosh shumë dhe të mësosh gjuhën, por mendoj se gjërat do të shkojnë mirë. Dhe tani jam shumë i lumtur që zgjodha Milanin”

Risultato immagini per hauge ibrahimovic

Për Ibrahimovic: “Mbaj mend që unë hyra në dhomën e zhveshjes me një kapele në kokë dhe Zlatan më tha: shpërndan pica apo luan futboll?. Më pëlqejnë njerëzit që bëjnë shaka. Shihet se ne flasim të njëjtën gjuhë “.

Milani dhe atmsofera: “Këtu ka legjenda të mëdha si Paolo Maldini. Ai është një legjendë, jo vetëm në Milano, por në të gjithë botën. Pastaj është Pioli që është i ngjashëm me trajnerin që kam pasur në Norvegji për stilin e lojës dhe për atë që ai kërkon nga lojtarët. Tani e di se çfarë dëshiron ai nga unë si kur e kam topin ashtu edhe kur nuk e kam”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu