“Jam rritur me Serie A, do të më pëlqente Milani!” Një brazilian i talentuar i shkel syrin… Maldinit!

Dikur konsiderohej si një “crack”, pra nga ato futbollistë që do të linin gjurmë në futboll dhe në Europë, kur u transferua në Premier League te Chelsea…

Por, aventura e tij në Europë zgjati shumë pak. Mesfushori sulmues brazilian Oscar, aktualisht te Shanghai SIPG në Kinë, foli për Fox Sports Brasil duke mohuar zërat për rikthim!

“Nuk është koha të kthehem, këtu jam mirë. Kam një kontratë që shpresoj ta respektoj. Ka pasur disa qasje me disa klube, por tani situata është e vështirë të lëvizet”.

“Klubi i parë që do të zgjidhja është padyshim Chelsea, i cili është klubi me të cilin ndërtova një histori të mrekullueshme. Si fëmijë, kam ndjekur Serie A sepse kishte kaq shumë brazilianë: ka skuadra që me të vërtetë i pëlqej si Interi dhe Milani, kështu që do të zgjidhja të shkoja në ligën italiane”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu