“Jam mirë në Milano. Champions hapi i parë për tu rikthyer në majë. Katër apo pesë futbollistë… “

E ardhmja e Diogo Dalot në Milano është ende për t’u shkruar, por mbrojtësi lusitan në pronësi tëa Manchester United është i motivuar të bëjë mirë.

Mbrojtësi arriti te kuqezinjtë me një huazim të thatë dhe klubet do të ulen në tryezën e negociatave verën e ardhshme për të përcaktuar vazhdimin e tij të karrierës.

Portugezi do të ketë mundësinë të tregojë veten gjatë këtyre javëve për shkak të mungesës së Davide Calabria, i cili do të mungojë një muaj.

Këtë mëngjes Dalot dha një intervistë të gjatë në Portugali duke folur për të tashmen, të ardhmen dhe marrëdhëniet me shokët e tij të skuadrës.

Sezoni i Diogo Dalot në Milano kalon nëpër faza të alternuara të përbërë nga prova bindëse të përziera me ndeshje aspak të mira.

Paraqitjet në sezon janë 24 në të gjitha kompeticionet dhe vetëm 2 gola, një në Europa League dhe një në kampionat.

Ai foli për gazetën portugeze O Jogo këtë mëngjes, duke treguar për qëllimet e tij personale, ekipore dhe më gjerë.

Këtu është një fragment i fjalëve të tij:

“Milani meriton të kthehet në majë dhe ne po bëjmë gjithçka për ta kthyer atë atje.

Kualifikimi për në Champions League do të ishte hapi i parë i rëndësishëm në këtë drejtim.

Katër ose pesë lojtarë aktualisht në skuadër do të afirmohen  dhe do ta çojnë Milanin në nivelet e së kaluarës”.

“Qëllimi është të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Dy muaj më parë ishim të parët, tani duam të ndjekim dhe mbajmë distancën nga të tjerët.

Ne duhet të luajmë pjesën tonë dhe të fitojmë çdo ndeshje. Besoj se nëse fitojmë të gjitha dhjetë ndeshjet e mbetura, do të fitojmë kampionatin.

Por kjo është e vështirë, prandaj duhet të shohim lojë pas loje sepse duhet të shpresojmë që të tjerët gabojnë. Qëllimi është të kthehemi në Ligën e Kampionëve por ne duam më shumë”.

Për Ibrahimovic:

“Për ne ai është si babai i të gjithëve. Stërvitet dhe luan si të ishte 20, është e pabesueshme.

Nëse në moshën 39 vjeç, në fund të fundit pasi ka fituar shumë, ai është ende aq i uritur, pse të mos jem unë kur sapo po filloj karrierën time? Jashtë fushe është ashtu siç është në fushë”.

Për të ardhmen:

“Ne nuk duhet të vendosim tani, nuk ka kuptim të mendojmë se si do të përfundojnë gjërat. Unë dua të mendoj për Milanin dhe të përqendrohem vetëm në fushë, siç kam bërë gjithmonë deri më tani.

E ardhmja do të zgjidhet bazuar në më të mirën për secilën palë të përfshirë.

Gjatë sezonit nuk kam pësuar dëmtime si vitet e kaluara dhe muajt e fundit kam luajtur shpesh dhe për mua është shumë e rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu