“Jam i zhgënjyer, bëmë shumë pak komplet si ekip”. Pioli flet pas barazimit dhe sqaron formacionin

Stefano Pioli i zhgënjyer pas barazimit në San Siro ndaj Sampdorias. Trajneri i Milanit foli në konferencë për shtyp dhe disa media të tjerë, teksa priste një tjetër qasje nga ekipi i tij që në fillim dhe jo të zgjohej vetëm në fund.

Çfarë shkoi keq? “E ndërlikuam vetë këtë ndeshje sepse kur mendërisht nuk futesh menjëherë gati në lojë, atëherë vështirësitë rriten”.

Një problem mendor apo fizik për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare?

“Afrimi ndaj kësaj ndeshje ishte i vështirë për ne, në një nivel teknik dhe zgjedhjet e lojës. Ishim më pak të saktë në pasime”.

Pse skuadra nuk ka qëndrimin e duhur në San Siro?

“Sot ishte kështu, nuk është një gjë e përgjithshme sepse për shembull me Manchester United në shtëpi kishim qëndrimin e duhur, por sot nuk ia dolëm dhe paguajtëm shtrenjtë sepse nuk fituam”

Si e shpjegoni mungesën e shkëlqimit në 30 metrat e fundit? “E thashë! Në zgjedhjet e fundit gabuam dhe duhet të ishim treguar më të saktë. Sampdoria u rreshtua mirë dhe kështu që po nuk dhe diçka më shumë bëhet e vështirë”.

U zgjodh formacioni në bazë edhe të formës apo gjendjes fizike të lojtarëve që ishin kthyer nga kombëtaret?

“Natyrisht që po, por në një ndeshje kështu nuk mund të thuash u gabua kjo ose ajo, çdo gjë është e kritikueshme. Skuadra nuk luajti në lartësinë e duhur”.

“Prisja një paraqitje tjetër dhe jam i zhgënjyer. Nuk mund të jem i kënaqur me pikën, edhe pse në fund mund ta kishim fituar ndeshjen”.

Goli i Hauge?

“Uroj t’i japë besim dhe zemër për ndeshjet në vazhdim. Shënoi një gol të rëndësishëm”.

Për Saelemaekers mbrojtës: “Unë mendoj se ai ka karakteristika të mira për të bërë mirë në atë rol atje, veçanërisht kur skuadra udhëheq lojën.

Mendova se do të sulmoja më shumë dhe do të kisha një zhvillim pak më cilësor në krahët me mbrojtjes”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu