Ja pse Milani “nxiton” për Bakayoko! Diaz erdhi shpejt për “faj” të Rebic

Milani vazhdon të negociojë me Chelsea për kthimin e Tiemoué Bakayoko te kuqezinjtë, i cili mund të kthehet në huazim me të drejtën e blerjes të vendosur në 30 milion euro (edhe pse Maldini po tenton ta ulë këtë shifër deri në 25 mln euro)

Siç raportohet këtë mëngjes nga Tuttosport, drejtuesit e “Djallit” do të dëshironin të shpejtonin kohën për të pasur në dispozicion mesfushorin francez për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, që është më 17 shtator kundër Shamrock Rovers në raundin e dytë kualifikues për Europa League.

Calciomercato Milan - Bakayoko, i rossoneri non hanno fretta

Sakaq, edhe ardhja e Brahim Diaz në këtë aspekt u bë e përshpejtuar për këtë arsye, pasi në 3 ndeshjet e Europa League Ante Rebic, për shkak se është skualifikuar me Frankfurt në Europa League, nuk do të jetë në dispozicion.

Kroati, në fakt, u pezullua 3 ndeshje nga UEFA për një episod që ndodhi vetëm një vit më parë kur ai po diskutonte kthimin e play-off-eve të së njëjtës garë me fanellën e Eintracht Frankfurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu