“Ja pse mendoj se Roback është e ardhmja e Suedisë”, Zlatan rrëfen talentin që kushtoi 1 mln euro

Një ndër talentet e afruara te Milani gjatë merkatos së verës ishte edhe Emil Roback, futbollisti i ardhur nga Hammarby dhe vetëm 17 vjeç, që ka kushtuar pak më shumë se 1 mln euro.

Sipas Zlatan Ibrahimovic, Roback është e ardhmja e futbollit suedez, sepse është një suedez atipik në lojën dhe klasin e tij!

Në intervistën e gjatë për “Sport Bladet”, sulmuesi kuqezi e ka rrëfyer kështu:

“Ai është e ardhmja e Suedisë, mund ta them që tani. Ai është një lojtar i një niveli krejt tjetër.

Dhe ky është një shembull, ai nuk është një lojtar tipik suedez. Po flasim për një lojtar krejtësisht të ndryshëm dhe të mendosh që u rrit te Hammarby.

Pikërisht për këtë po flas. Ne kemi disa lojtarë te Hammarby të cilët do të jenë diçka në të ardhmen, ata thjesht duhet ta kenë mundësinë”.

Sakaq, në fund, për mundësinë nëse do ta mbyllë karrierën te Hammarby tha:

“Ne e diskutuam këtë verë. Ose do të shkoja te Milani ose Hammarby. Unë isha afër, nëse nuk do të kisha shkuar në Milano do të kisha shkuar të luaja në Hammarby.

E vetmja gjë ishte që nuk do të kisha numrin 10, sepse është një farë Kennedy që e ka atë. Kjo ishte dëshira e vetme (qesh). A mund të bëhet Hammarby një mundësi për të ardhmen? Po. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu