“Ja pse Leao acaron tifozët! Milani pa mungesa luftonte për titull” Legjenda kuqezi analizon momentin

Nuk është një periudhë veçanërisht pozitive për Rafael Leao, i cili jo vetëm që nuk shënon, por lë për të dëshiruar edhe me paraqitjet në fushë. Padyshim nuk mungojnë kritika ndaj tij…

Ka shumë tifozë të Milanit të zemëruar me të. Përveç që nuk shënon prej dy muajsh, sulmuesi portugez është në qendër të diskutimeve.

Krahasuar me shokët e tij të skuadrës ai sigurisht lufton më pak dhe kjo lloj qasje kurrë nuk i kënaq tifozët e ndonjë skuadre.

Legjenda Pietro Paolo Virdis në një intervistë dhënë Radio Anch’io Sport tha për Rafael Leao: “Ai është pak zhgënjyes. Është i ri, ndonjëherë ne shohim shfaqje të nivelit të lartë dhe hera të tjera duke ecur nëpër fushë. Ai është ai futbollisti tipik që acaron tifozët”.

Ish-futbollisti kuqezi gjithashtu e pranon që portugezi ka bërë diferencën dhe ka treguar potencialin në disa raste, por në disa ndeshje ai gjithashtu ka pasur një qëndrim negativ dhe acarimi nga tifozët është normal.

Ish-qendërsulmuesi i Milanit shpjegon pse ekipi i Stefano Pioli po humbet Scudetto:

“Mendoj se ata po e humbasin titullin për shkak të dëmtimeve. Para së gjithash Ibrahimovic, themelor për ekipin. Të luash të enjten dhe ta bësh përsëri të dielën është e komplikuar, do të ishte më mirë të luanin të hënën për ata që bëjnë Europa League”

Gjithashtu në këtë rast ai nuk mund të fajësohet. Virdis me të drejtë thekson mungesat dhe ndeshjet e ngushta si faktorë që në mënyrë të pashmangshme e kushtëzojnë grupin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu