Italia fton Calabria, kapiteni kuqezi: Sot për sot në Serie A nuk shoh askënd më të fortë se ne!

Davide Calabria po e fiton këtë Milan gjithnjë e më shumë. Paraqitje gjithnjë e më bindëse nga mbrojtësi i kuqezinjve, i cili është rritur në mënyrë drastike vitet e fundit nga të gjitha pikëpamjet. Tani anësori i djathtë milanez fillon edhe te shenoje…

Dje kundër Atalantas mund të kishte shënuar edhe dy herë në pjesën e dytë, por megjithate meriton notat maksimale sepse ai gol pas 27 sekondash e dergoi sfiden ne binaret e duhur per kuqezinjte. Tani çmimi i duhur për Davide: thirrja në ekipin kombëtar italian të Roberto Mancinit pasi u demtua Toloi dhe nuk do te jete.

Duke parë numrat dhe statistikat e ndeshjes midis Atalanta dhe Milanit, mund të raportohet një fakt në lidhje me Davide Calabria. Mbrojtësi i kuqezinjve, në veçanti, gjeti golin e tij të gjashtë në Serie A.

Ky është komenti i tij në fund të ndeshjes për mikrofonat e Dazn: “Kampionati është i gjatë, tani ky është një moment shumë pozitiv për ne: duhet të lundrojme me valën e entuziazmit, Pioli na jep shumë besim!

Kemi një ide të qartë të lojës që e bën të gjithë ekipin të performojë në maksimum. Sekreti? Arrijmë të kemi ritëm gjatë gjithë lojës, duke arritur të fusim ne veshtiresi edhe ekipe dinamike si Atalanta.

Ndihem i rëndësishëm për këtë Milan, ne të gjithë jemi të rëndësishëm. Ende më duhet të përmirësohem shumë në fazën sulmuese, sot mund të kisha shënuar dy herë. Me punën në grup ne gjithmonë arrijmë të krijojmë shumë mundësi.

Festa e Ibrës? Do të më kisha pëlqyer të merrja pjesë, por me duhet te jem ne Coverciano me ekipin kombëtar”.

Davide Calabria, me pas i intervistuar nga Milan TV, komentoi performancën e shkëlqyer të Rossonerëve në stadiumin Gewiss: “Të martën ne nuk e meritonim të humbnim dhe ne fakt ai episod i penatllise qe e pane te gjithe qe nuk ishte na denoi.

Na duhej te reagonim per te mbyllur kete mini-cikel para pushimit kombetar”.

“Ka shumë ekipe të forta, por nuk ka asnjë më të fortë se Milani për mendimin tim: ne mendojmë për veten dhe besojmë se jemi më të fortë.

Pastaj ka ndeshje dhe ndeshje dhe momente, tani duhet të shfrytëzojmë valën pozitive. Pastaj do të shohim”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu