Italia fituese e Euro 2020, Ibrahimovic thumbon kampionatet e tjera dhe ka edhe një mesazh

Nuk mund të mungonin komplimentet e Zlatan Ibrahimovic për Italinë e Roberto Mancini, pas triumfit në “Euro 2020”.

Lojtari i Milanit duartrokiti axurrët, pothuajse të gjithë kundërshtarë të tij në kampionatin italian, duke komentuar në faqen personale në Instagram:

“Nuk është keq të luash në Serie A. Urime Italisë, shtëpisë sime të dytë”.

Ky postim kishte dhe një dedikim miqësor për ish-shokun e skuadrës te Milani, Dommarumma.

Portieri italian në muajin e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën blu, por edhe në qendër të polemikave për lamtumirën nga kuqezinjtë dhe transferimin në Francë, te PSG.

Zlatan, gjithashtu i kushtoi një mesazh personal Gigio, i shpallur lojtari më i mirë në Kampionatin Europian dhe autori i pritjes së penalltive vendimtare.

“Një vit me mua, edhe ti tashmë e kupton se si fitohet. Të lutem (je i mirëpritur)”, – shkruan Ibra, duke sugjeruar se cilësia dhe aftësia e portierit është gjithashtu për shkak të mësimeve të tij, gjatë udhëtimit të përbashkët me fanellën kuqezi.

Kush e di nëse ky mesazh i tij nuk është me të vërtetë një “thumbim” për tradhtinë e “Djallit”?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu