Ishte pranë Milanit në janar, Fabrizio Romano “e dërgon” në Premier League për 23 mln euro

Mes objektivave të Milanit në merkato ishte edhe Boubacary Soumaré nga Lille. i ndjekur gjatë sezonit dhe pranë kuqezinjve gjatë janarit (oferta nuk u pëlqye nga kampionët e Francës) tashmë duket se mesfushori do të ketë një tjetër destinacion.

Në fakt, futbollisti do të bashkohet me Leicester City sipas njoftimit të ekspertit të merkatos Fabrizio Romano që ka shkruar se marrëveshja është gjetur për 23 mln euro dhe pritet thjesht zyrtarizimi  nga palët.

Milan dhe Lille mbyllën marrëveshjen për Maignan në portë, por kuqezinjtë kishin lëshuar me kohë Soumare, duke qenë se vlera e tij mbi 20 mln euro për një jo titullar dukej e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu