Ishte pranë kuqezinjve, Ragnick kthehet të thumbojë Milan në intervistën për “Financial Times”

Ishte shumë pranë stolit të Milanit, aq sa gjithçka dukej e kryer dhe fati i Stefano Piolit i paracaktuar (“divorc” në fund të sezonit) por gjërat ndryshuar menjëherë dhe drastikisht, kur përpara ndeshjes me Sassuolo do të vinte përmbysja e gjithçkaje…

Gjermani u tërhoq, e bëri edhe Milani! Palët u ndanë me mirëkuptim, ndërsa Piolit ju konfirmua besimi, ashtu si edhe Zlatan Ibrahimovic iu premtua rinovimi…

I intervistuar nga Financial Times, Ralf Rangnick u kthye përsëri duke folur për Milanin dhe në veçanti për Zlatan Ibrahimovic: “Nuk ka të bëjë me mua ose me faktin që nuk më pëlqen Ibrahimovic. Pse nuk duhet ta pëlqej atë? Në moshën 38 vjeç ai është akoma në formë të shkëlqyer, akoma vendimtar për të fituar ndeshje. Por pyetja është: cilën rrugë dëshiron të ndjekësh? Çfarë është Milani?

Për mua, nënshkrimi i Ibrahimovic në atë kohë ishte një kontradiktë më vete, për shkak të strategjisë që ata donin të ndiqnin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu