“Ishte i dëmtuar, por…” ja pse Pioli u befasua nga Ibrahimovic

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të Milan-Bodo Glimt (Europa League), Stefano Pioli u pyet edhe për gjendjen e Ibrahimovic.

Këto janë fjalët e trajnerit të Milanit: “Më befasoi gjendja e tij fizike! Kishte kaluar dy probleme të vogla dhe shqetësime muskulore duke mos zbritur në fushë as në dy miqësore…

Mendoja se do të duhej pak kohë që të kthehej në formë dhe do të përjetonte pak vështirësi në fillim! Por, Zlatan u paraqit gati si mendërisht, ashtu edhe fizikisht”.

“Duket qartë se performanca e individëve dhe e gjithë ekipit është përmirësuar. Merita e cilësisë së lojtarëve të mi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu