Ishte blerja e fundit nga Berlusconi: “Milan, çfarë agonie! Ju shpjegoj…”

Në sezonin 2016-2017, Gianluca Lapadula veshi fanellën e Milanit dhe ishte “dhurata” e fundit e Berlusconit në merkato, duke u paguar thuajse 10 mln euro te Pescara.

Sulmuesi me origjinë peruane ishte blerja e befasishme për sulmin kuqezi pasi kishte shkëlqyer në Serie B me gola spektakolarë.

Sidoqoftë, nuk ishte një vit i mbushur me kënaqësi ai i sulmuesit me fanellën e Milanit.

Numri “9” i Beneventos gjithashtu kishte shanset e tij për të treguar, por e mbylli vitin me 8 gola në 27 ndeshje.

Një rezultat jo edhe shumë i keq, por jo i mbështetur nga gjendja luhatëse e formës së Lapadula.

Lojtar i lindur në vitin 1990 kujtoi përvojën e Milanit për Tuttomercatoëeb.com.

“Një agoni e vërtetë – pranon Lapadula – faji i lëndimeve që më përndoqën dhe nuk më lejuan të shfrytëzoja maksimalisht potencialin e tij!

Vitet e fundit ka shkuar më mirë, përvoja në Lecce më ka dhënë mundësinë të shprehem. Tani më e keqja është prapa”.

Në të vërtetë, Lapadula në kohën e Milanit nuk u godit nga dëmtimet e muskujve, përveç disa rrethanave.

Ishte e vështirë për të të tregonte vlerat me fanelën e lavdishme kuqezi dhe nuk menaxhoi dot presionin duke qenë se nga Serie B e gjeti veten në “San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu