“Isha si Baresi, Maldini dhe Beckenbauer në një ndeshje”/ Berbatov zbulon përballjen e pazakontë që kishe kaluar te Manchester United

Dimitar Berbatov ka thënë se në një ndeshje për Manchester United, kishte bërë rolin e Franco Baresit, Paolo Maldinit dhe Franz Beckenbauer.

Sulmuesi bullgar njëherë ishte stërvitur si mbrojtës në mënyrë që të kuptonte se si ndiheshin mbrapa lojtarëve.

Në një ndeshje ndaj Leeds United, Djajtë e Kuq kishin shfrytëzuar që të tri zëvendësimet dhe mbrojtësi i ri Zeki Fryers kishte pësuar lëndim për t’u larguar nga fusha, ndaj Berbatov e kishte zëvendësuar atë.

“Së pari nuk ishin vetëm pesë minuta, por gjysmë ore”, ka thënë ai duke qeshur në një video live në Instagram.

“Natyrisht e mbaj mend atë ndeshje. Isha si Baresi, Maldini dhe Beckenbauer në një trup”, ka shtuar më tej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu