Në një videocall me një tifoz të vogël të Milanit, Rade Krunic është emocionuar dhe ka qeshur pas sinqeritetit të djaloshit, që i pyetur se çfarë tip fansi ishte foli me sinqeritet:
“Të them të drejtën përpara se të luajë Milani nis të më rrahë zemra dhe nuk e di pse! E quaj veten me adrenalinë për këtë arsye. Në çdo gol entuziazmi është i madh, ndërsa kur e pësojmë ndodh…
Nuk e përshkruaj dot me fjalë. Le të themi që kur përmbysëm ndeshjen me Juventusin isha si i dehur nga euphoria”.
Krunic ia ka kthyer me të qeshur: “Sa i lezetshëm! Je më i bukur kur qesh”.