“Isha duke marrë te Milani dy talentet e Anglisë kur ende nuk kishin shkëlqyer”

Milani këto vitet e fundit është përpjekur që të fuqizojë sektorin e skautingut dhe për këtë arsye është marrë Moncada nga Monaco.

Mundësi që në të shkuarën kanë kaluar, ndoshta tani do të jenë më të kontrollueshme nga drejtuesit e merkatos.

Duke folur për mikrofonat e Tuttomercatoweb, drejtori sportiv dhe skaut Danilo Pagni foli për shumë çështje duke përfshirë disa emra që ai kishte ndjekur në përvojën e tij në Milano te kuqezinjtë.

Këto janë fjalët e tij: “Unë kisha këshilluar te Milani Grealish që ishte te Aston Villa dhe Mount te Vitesse, tani në Kombëtare dhe protagonistë me Anglinë.

Kjo është puna e skautit: të kuptuarit e vlerave kur ato nuk shprehen dhe nuk vlerësohen. Kur ato dalin në pah, aty puna e skautingut ka mbaruar dhe nuk mund të ketë më efekt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu