Ish-trajneri tregohet i ashpër: Milan, hiqi Donnarumma dhe Romagnoli! Vetëm këta meritojnë rinovimin dhe mbaj Tomori…

Shumë çështje për t’u diskutuar te ekipi i Stefano Piolit, sidomos e ardhmja e disa futbollistëve. Mes tyre, ato që nuk kanë rinovuar ose ato që do të rinovojnë…

Luigi Cagni, trajner futbolli dhe që në Serie A dhe Serie B ka drejtuar disa skuadra, i ka idetë e qarta dhe përdor madje tone edhe të forta…

“Kërkesat e Donnarumma? Skuadrat janë të gjitha në krizë ekonomike, ku do të gjejnë paratë për afrimet dhe rinovimet tani?

Merkato e radhës do të jetë shumë e dobët. Çfarë ndryshon po të pranosh shifra më të ulëta tani?

Shoh që mungon pasioni i futbollit tani, te ai ashtu si edhe të tjerët. Teknikisht është shumë i zoti, por nuk e shoh si lider të mbrojtjes.

Nën aspektin e personalitetit nuk besoj se është shumë i fortë. Nuk është ende ai lojtar që të jep fitoret. Për mua një si Donnarumma nëse merr edhe qoftë 6 mln euro janë shumë”.

Milan që duhet të rinovojë disa lojtarë…

“E vërtetë, por më i rëndësishmi për mua është Tomori. Donnarumma? Ka portierë të tjerë që mund të marrësh. Donnarumma nuk di si të drejtojë mbrojtjen, ashtu si Romagnoli. Prioritetet janë Ibra dhe Calhanoglu”

Dhe kë të shesë?

“Romagnoli është i pari që duhet të shesin por nuk gjejnë askënd ta blejë. Sa keq, sepse ai ishte një nga lojtarët që më pëlqente më shumë dhe me pritshmërinë më të madhe.

Ai nuk është rritur në asgjë: në personalitet, teknikisht, në gjithçka”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu