Ish-trajneri kuqezi: Nuk më shqetëson barazimi ndaj Udinese, por diçka tjetër!

Ish trajneri kuqezi, Alberto Zaccheroni, foli në SkySport24, duke u ndalur te paraqitja e Milanit ndaj Udinese, ku ekipi i  Piolit u ndal dhe u mjaftua me 1 pikë, e ardhur në fund.

“Prisja shumë më tepër nga Milani. Ajo që më frikëson më shumë për kuqezinjtë është se ata kanë humbur besimin. Unë kurrë nuk kam parë ekipin kaq keq.

Më ka emocionuar për një kohë të gjatë. Ndeshjet e fundit i  humbi sepse nuk kishte guximin të luante si gjithmonë. Ata nuk janë skuadra më e fortë, por me lojën arritën lart.

 Dje kundër Udinese nuk e pashë Milanin. Udinese nuk luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, por ata përsëri i  vendosën kuqezinjtë në shumë vështirësi “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu