Ish-trajneri kuqezi: “Ja se si Pioli ndryshoi lojën e Milanit sivjet. Maignan-Tomori janë thelbësorët, ju shpjegoj arysen”

Alberto Zaccheroni, një ish-trajner i Milanit dhe fitues i titullit me kuqezinjte dikur, bëri këto deklarata për SkySport24 mbi gjendjen e kuqezinjve dhe ate qe ka pare ai, duke u ndalur edhe te individet:

“Tomori, në këtë moment, është i domosdoshëm në qendrën e majtë, sidomos për të liruar Theo Hernandezin në korsi.

Milani ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, bazohej shumë tek Theo në të majtë ose drejtonte dhjetë lojtarë për të zotëruar topin në gjysmën kundërshtare të fushës.

Pioli po bën një punë të shkëlqyeshme, ai ka ndryshuar mënyrën e lojës së ekipit të tij. Tani luan vertikalisht dhe me tre pasime shkon ne porten kundershtare kur niset ndaj edhe kundershtaret ne kundersulm mund te kapen menjehere.

Milani po dëshmon se eshte i njëjti ekip i shkëlqyer, por tani ata janë më të paparashikueshëm.

Rritja e Tonali është e rëndësishme, unë ende e shoh atë pak të trembur. Maignan jep më shumë zgjidhje kur ka topin, Milani fillon më shumë aksione nga mbrapa në krahasim me vitin e kaluar…

Ai është një portier me personalitet që po i jep siguri të gjithë ekipit kuqezi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu