Ish-trajneri i Romës: Milan, çfarë goditje e nënvlerësuar Florenzi! Po ju them vetëm se…

Ish -trajneri i Romës, Rudi Garcia, përshkruan Alessandro Florenzi. Anësori i ri i Milanit ishte një nga mbrojtësit e tij në kohën kur ishte në stolin verdhekuq. Trajneri francez shpenzon fjalë të ëmbla për të:

“Ai di të bëjë gjithçka dhe kurrë nuk tradhton, me të mund të shkosh në luftë”. Sipas mendimit të tij Milani bëri shumë mirë qe e mori futbollistin me eksperience.

Florenzi u konsiderua nga Garcia një xhol i vërtetë, i aftë për të mbuluar pozicione të shumta në fushë.

Trajneri në fakt e ka vendosur atë si një sulmues anësor në 4-3-3 e tij, por edhe si një anesor i ulët dhe si mesfushor, duke marrë gjithmonë një paraqitje të shkëlqyer prej tij në fushë. “E duam njëri -tjetrin. Jam gjithmonë gati për të”, shpjegoi ai përsëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu