Ish-drejtuesi kuqezi: “I propozova talentin spanjoll Milanit, por nuk më besuan…”

Këtë mbrëmje Spanja do të kërkojë fitoren e parë në EURO 2020, pas një debutimi jo ashtu si pritej në ndeshjen e parë kundër Suedisë.

Midis titullarëve të Roja me siguri do të jetë një nga talentet më të mira dhe më të reja Iberike në qarkullim.

Ky është Pedro González López, i njohur më mirë nga të gjithë si Pedri.

Një mesfushor fantastik, i cili luan te Barcelona dhe i cili me vetëm 18 vjeç është tashmë një titullar i ekipit të tij kombëtar.

I rritur në akademinë e Las Palmas, djali i lindur në 2002 pati një shpërthim të papritur.

Kush e njeh mirë është sigurisht Rocco Maionino, ish-drejtori sportiv i Milanit, i cili në të kaluarën gjithashtu ka punuar në klubin e Ishujve Kanarie në Spanjë (Las Palmas)

I intervistuar sot nga Corriere dello Sport, Maiorino foli për Pedri. Maiorino pa Pedri të shpërthente para syve të tij, kur ai ishte ende një talent i palulëzuar nën moshë.

Krahu i djathtë i Adriano Galliani i propozoi profilin e Pedrit disa vjet më parë edhe Milanit, por menaxhmenti nuk ishte i gatshëm dhe i sigurt për të bërë investimin:

“Isha i sigurt që Pedri do të arrinte nivele të caktuara por nuk e mendoja kaq shpejt. Si një detyrim moral, i telefonova klubit ku kalova 15 vjet të jetës sime, pra Milanit.

Ata e panë atë, por nuk ishte një operacion i lehtë, e kuptoj.

Nuk mund ta merrnin si një bast direkt dhe të paguanin atë shifër.

Nga ana tjetër, Barcelona besoi dhe shkoi mirë”.

Në fakt, disa kohë më parë Pedri u afrua te Milani para përfshirjes së Barcelonës. Por ishte vetëm një sugjerim i promovuar nga Maiorino, i cili padyshim nuk u reflektua në zgjedhjet e kompanisë.

Një mëkat, duke qenë se 18-vjeçari përfaqëson tashmë të tashmen dhe të ardhmen e futbollit spanjoll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu