Ish sulmuesi i Milanit: “Icardi, ideali per t’ia rinisur”. Sulmon dhe shoqerine per largimin e Boban

Marco Simone, ish sulmuesi i Milanit dhe trajneri aktual i Chabab Mohammedia, nje ekip qe militon ne ne serine e dyte marokene, ka folur per Gazzetta dello Sport mbi ceshtjet me te nxehta qe vlojne ne kampin kuqezi.

Simone ka sulmuar shoqerine e klubit per largimin e Boban duke thene se ishte nje humbje e jashtezakonshme dhe ne anen tjeter shtoi se Icardi do te ishte ideali per sulmin e Milanit.

Lamtumira e Boban, Simone: “Ishte nje humbje e jashtezakonshme. Shume siperfaqesore dhe banale te marresh ate vendim per nje interviste. Mendoj se ata e perdoren ate si nje pretekst, ishte diçka e planifikuar tashme. Ata qe i zgjodhen, duhej te vazhdonin me ta. Boban e Maldini ishin dy guret e pare te rendesishem per rindertimin e klubit. Ashtu siç duhej te fillonte nga Gattuso ne fushe. Kur e degjoje ate te fliste, degjoheshe Milani qe fliste dhe ne ambientet si ato te kuqezinjve, situata te tilla duhen degjuar.”

Zgjedhja e Rangnick, Simone: “Une kam disa dyshime qe nje figure e tille mund te funksionoje ne Itali. Dhe atehere roli i tij praktikisht do te eliminonte ate te Maldinit. Klubi duhet te sqaroje se si do te pershtate sferen menaxheriale. Nese Gazidis synon te vendose gjermanin ne rolin sic eshte jashte vendit, atehere marredhenia me Paolon do te mbyllej dhe mbase Rangnick mund te funksiononte “.

Rreth Ibres, Simone: “Ibra duhet te qendroje. Ka shume peshe ne dhomat e zhveshjes dhe eshte nje shtyse pozitive per grupin.”

Sulmuesi i ri i kuqezinjve?, Simone: “Milik nuk do te ishte keq, por do te perpiqesha te sillja Cavani ose Icardi ne Milano. Mauro do te ishte nje goditje e shkelqyer per t’ia rinisur sic duhet.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu