Ish-sulmuesi i Milanit drejt rikthimit në “Serinë A”

Ish-sulmuesi i Milanit Kristof Piatek mund të rikthehet në “Serinë A” Italiane, pas largimit nga Milani.

Sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport” Fiorentina po kërkon një sulmues dhe zgjedhje primare ka sulmuesin e Torinos, Andrea Belotin, të cilin e kanë ndjekur prej kohësh.

Torino kërkon 50 milionë euro për Belotin, dhe Fiorentina po përgatitet edhe për një plan B.

Trajneri Jaçini raportohet se ka identifikuar Piatek si alternativë tjetër për sulmin.

Polaku i cili u transferua nga Milani tek Herta Berlin mund të rikthehet sërish në Serinë A, pasi për Fiorentinën është një opsion më pak i kushtueshëm.

Ditët apo javët në vazhdim, do të përcaktojnë nëse do kryhet kjo lëvizje apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu