Ish-lojtari i Milanit: Nuk po flasin për Maignan, por çfarë portieri ka siguruar Maldini! Mezi pres…

Pasi Donnarumma u largua nga Milani dhe pritet të firmosë me PSG, te Milani ka mbërritur portieri më i mirë i Ligue 1 sezonin e shkuar, i shpallur kampion me Lille dhe pasi e mbylli kampionatin me 21 ndeshje pa pësuar gol…

Po flasim për Mike Maignan, i rritur te PSG (ironi e fatit) dhe që u afirmua te Lille kampione. Për gati 15 mln euro bashkë me bonuse, ai u vesh kuqezi për 5 vite në sajë edhe të kërkesës së Maldinit për ta marrë.

E ndërsa të gjithë flasin për Donnarumma, ish-futbollisti i Milanit, Christian Zaçardo, u shpreh:

“Dua të ndalem te Maignan për të cilin nuk po flitet shumë. Ka fituar një kampionat, është ende i ri, luan portier i dytë te Franca dhe së shpejti do të jetë edhe i pari.

Për të flitet mjaft mirë. Milani ka një skauting tepër të rëndësishëm dhe kohët e fundit ka shënjestruar lojtarët e duhur.

Mezi pres ta shohë Maignan në fushë me fanellën e Milanit. Jam shumë kurioz”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu