Ish-lojtari i Milanit dhe skocezëve, Donati, tregon recetën si mundet ky Celtic!

03/10/07 CHAMPIONS LEAGUE CELTIC v AC MILAN (2-1) CELTIC PARK - GLASGOW Massimo Donati (left) gets past AC Milan's Kaka

Në prag të Celtic-Milan, një ndeshje e vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve të Europa League, Massimo Donati, një lojtar që ka veshur edhe fanelën kuqezi dhe atë të ekipit skocez, ka analizuar gjithçka për “Gazzetta dello Sport”.

Donati vlerësoi cilësitë e Milanit, duke dhënë disa indikacione në funksion të ndeshjes jashtë në Glasgoë:

“Më pëlqen ky Milan, është rritur shumë. Ardhja e Ibrahimovic ishte pika e kthesës, me shumë elementë cilësorë që filluan të luanin mirë, nga Theo Hernandez te Calhanoglu.

Donati: "Milan, il mio unico rimpianto. Non ero pronto"

Çfarë duhet për të mposhtur Celtic? Ata janë në krizë me skuadra që driblojnë mirë, të cilët luajnë shpejt dhe me teknikë”.

Ish-kuqeziu më pas foli për Sandro Tonali, afrimi i ri i Milanit, i cili, si Donati, zbarkoi te “Djalli” në një moshë shumë të re:

“Ai duhet të qëndrojë i qetë, ndikimi nuk ishte i lehtë. Por kur shkon në Milano, t’i luan një sport tjetër nga ai i mëparshmi.

Duhet të ketë durim dhe të vazhdojë të punojë, nuk do të jetë e lehtë për të që të zërë vendin e Kessie dhe Bennacer.

Nëse arrin të përshtatet do të bëjë mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu