Ish-lojtari i Milanit dhe Algjerisë tregon Bennacer në vitin 2017: Braktisi Arsenalin për Serie B, nuk ka frikë asgjë

Djamel Mesbah, ish mbrojtës i Milanit, u intervistua nga Tuttomercatoweb.com dhe foli për bashkatdhetarin e tij Bennacer, algjeriani kuqezi që është kthyer pas dëmtimit…

“Unë e takova atë në Kupën e Afrikës 2017 në Gabon. Luante me Arsenalin Under 23 vjeç dhe nuk ishte titullar, por bëri dy paraqitje. Që atëherë ishte i fortë.

Nuk ka frikë, ka personalitet! Mendoni pak, zgjodhi të shkojë në Serie B te Empoli, ku ai luajti një kampionat të tërë dhe krijoi atë minutazh që i duhej.

Tani ka gjetur vendin e tij, si një gjysmë mesfushor që mund të luajë me dynë në zonën nevralgjike të fushës.

Ai e bëri hapin në cilësi. E konsideroj atë një lojtar top, një nga më premtuesit në Evropë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu