Duke folur për mikrofonat e Tuttomercatoweb, ish-futbollisti i Brescias dhe Juventusit, Romulo foli për Tonalin te Milani, duke komentuar këtë transferim dhe vlerat e talentit të mesfushës.
“Ai është ende i ri, por është i fortë, i pjekur. Dhe do të rritet përsëri. Do të dalë mirë në Milano, por duhet të kuptojmë se si do të bëjë ekipi vitet e fundit ka luftuar pakt… Nëse klubi është i organizuar, atëherë Tonali do ta shfrytëzojë maksimalisht. Por nuk jam i sigurt nëse Milani do të jetë në gjendje të bëjë gjëra të mëdha menjëherë, edhe pse shpresoj te Sandro”.

“Me siguri do të kishte qenë më mirë të shkonte te Interi! Conte në vitin e tij të parë e çoi ekipin 1 pike larg titullit dhe në finalen e Europa League. Milani ka pasur probleme vitet e fundit, por shpresoj që Tonali të bëjë mirë”.