Ish-kuqeziu: E shoh veten te Kessie! Milan, mjafton një telefon dhe vij stërvis falas…

La Gazzetta dello Sport sot intervistoi Nigel de Jong, që dikur ka veshur fanelën e Milanit në një periudhë historike tepër të vështirë.

Mesfushori holandez që veshi fanellën kuqezi midis 2012 dhe 2016, sot luan në Katar, në radhët e Al-Shahaniya.

De Jong ende mban mend përvojën e tij në San Siro.

“Për mua ishte një ëndërr të mbërrija te Milani. Një klub i rëndësishëm në të cilin kishin luajtur disa lojtarë të mëdhenj holandezë, të tillë si Gullit, Rijkaard dhe Van Basten.

Sa keq që nuk ishte një kohë emocionuese, nuk arritëm të fitonim trofe. Por gjithmonë mbaj me vete një kujtim pozitiv dhe momente të mira”.

Kujtim i këndshëm edhe ndaj Silvio Berluskonit: “Një person korrekt dhe shumë i respektueshëm. Mbaj mend që ai arriti në Milanello me helikopter dhe na u desh të ndërpresim stërvitjen.

MILAN, ITALY – MAY 04: Nigel De Jong of AC Milan celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale Milano at Stadio Giuseppe Meazza on May 4, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Por ai pastaj donte të fliste me të gjithë ne, për të na nxitur. Ai jo gjithmonë fliste për futbollin, përpiqej të na argëtonte”.

De Jong ka një opinion edhe për Milanin sot: “Skuadër e re dhe e talentuar. Unë e shoh veten te Kessie, ka këmbë dhe cilësi. Më pëlqen gjithashtu Bennacer për mënyrën se si ai e sundon lojën.

A do të kthehesha në Milano? Mbase, jam gati. Nëse më telefonojnë, unë jam gjithashtu i gatshëm të stërvit falas ekipet e moshave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu