Ish-kuqeziu De Jong, krenar për Milanin!

Nigel De Jong, ish-lojtar i Milanit, siç e dimë ka mbetur shumë i lidhur me botën kuqezi.

Dje, pas ndeshjes kundër Liverpool, përmes profilit të tij në Tëitter ai shprehu një opinion.

Ish-mesfushori u përpoq të ngushëllonte kuqezinjtë dhe tifozët duke shkruajtur kështu:

“Largohemi nga Anfield me kokën lart! Krenar”.

Holandezi e ndoqi ndeshjen si të gjithë ne dhe në fund sigurisht që nuk është ndjerë mirë nga humbja por ka pëlqyer karakterin dhe grintën e treguar nga kuqezinjtë e Piolit deri në sekondat e fundit kur tentuan të barazonin gjithçka…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu