Ish-kampioni i Milanit, Helveg: Më duket si sezoni 1999! Kjaer lider, vdes pas Piolit. Nuk duhet nënvlerësuar kjo gjë e trajnerit

“Milan për Scudetto nëse imiton skuadrën tonë në vitin 1999”. Fjalë e Thomas Helveg.

I intervistuar nga Tuttosport, ish mbrojtësi kuqezi dhe i Interit, që e njeh mjaft mirë kampionatin e Serie A, ka dhënë parashikimin e tij. “Nëse Interi ose Milani fitojnë Scudetto, do të ishte një sinjal i rëndësishëm, një tronditje. Dy muaj më parë do të isha përgjigjur se Milani ishte ekipi i preferuar, tani jo.

Kuqezinjtë përjetuan një periudhë në të cilën ata luftuan pak, ndërsa Inter po udhëton me një ritëm të shkëlqyeshëm. Zikaltërit mund të llogarisin në një avantazh të konsiderueshëm. Sidoqoftë, mbetet me të vërtetë interesante të shohësh ekipet milaneze që më në fund luftojnë për të fituar Scudetto”.

Çfarë kanë të përbashkët Milan i sotëm dhe 1998-99 me Zaçheroni?

“Duken njësoj. Ata vijnë me një kolektiv të fortë. Ne kishim më shumë yje që mund të bënin ndryshimin. Sot besoj se ka më pak kampionë, pa i hequr asgjë askujt, thjesht lexoni emrat.

Por grupi aktual mund të ushqejë flakën e shpresës dhe të krijojë mundësitë për të fituar. Bukuria e futbollit është edhe kjo”

Në fund, Helveg është ndalur sidomos edhe te roli i Simon Kjaer: “Një profesionist i madh dhe lider. Që kur mbërriti te Milani menjëherë i dha qetësi mbrojtjes kuqezi dhe avantazhi më i madh ishte ky”.

Lidhur me krahasimin midis Stefano Pioli dhe Alberto Zaccheroni, ish-trajneri i tij i Milanit, Thomas Helveg tha: “Qëndron si krahasim, ka histori që mund t’i ngjajnë njëra-tjetrës. Më pëlqen Pioli! Shumë madje. Është i qetë dhe shumë i përgatitur.

Ka raport të shkëlqyer me skuadrën e tij, kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Këto janë shenja të shkëlqyera që përcaktojnë një ekip të shëndetshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu