Ish-futbollisti përkrah tifozët e Milanit mbi rastin Donnarumma: “Mer atë që meriton sepse…”

Të mërkurën më 6 tetor, në San Siro, Italia do të përballet me Spanjën për gjysmëfinalen e ‘Nations League’. Një rast që do të shohë kthimin e Gianluigi Donnarumma në atë që ishte stadiumi i tij deri disa muaj më parë.

Ekziston një rrezik i vërtetë që një pjesë e San Siro mund ta fishkëllejë atë për mënyrën se si ai u largua nga Milani në një transferim falas te PSG.

Ne konferencen per shtyp, Donnarumma kerkoi qe te mos vershellhej dhe pritej keq, duke shtuar se “jam tifoz i Milanit dhe e dua Milanin, pasi ka shenuar jeten time. Kam bere gjithcka per ate fanele deri ne fund”…

Ish -futbollisti Alessio Tacchinardi foli për këtë çështje mori krahun e tifozerise.

“Unë mendoj se çdokush ka atë që meriton. Është e vërtetë që ai gjithmonë i ka dhënë gjithçka Milanit, por deklarata të caktuara mund të ishin shmangur.

Nëse nuk doni të rinovosh, të paktën mos i mashtro tifozët”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu