Duke folur në profilin e tij në Twitter, i sh-futbollisti dhe gazetari aktual Jan Aage Fjortoft foli për i nteresin e Milanit për talentin e ri të Bodo Glimt Jans Petter Hauge, që së shpejti do të jetë edhe në xhiron e kombëtares së madhe siç edhe ndodhi me Haaland që i shte padiskutim një ndër talentet më të mëdha të futbollist norvegjez këto dekadat e fundit.
Këto janë fjalët e tij: “Kam mësuar që Jans Petter Hauge është ndjekur nga Milan që nga qershori. Lojtari ka tre mundësi për të ardhmen e tij, por duket se preferon Milan.

Klubi kuqezi ka ndërtuar një sistem rekrutimi për t’u siguruar që ata mund të i dentifikojnë lojtarët e talentuar dhe më me prespektivë.
Di të paktën dy lojtarë të tjerë norvegjezë janë në radarin e kuqezinjve. Milani skanoi të gjithë talentët e rinj që luanin në ligat e ulëta në Evropë. Hauge u dallua si një nga më të mirët në Norvegji. Kjo javë konfirmoi përshtypjet që kishin mbi Hauge pas provës së tij në San Siro me Bodo Glimt”.