Covid-19 vazhdon të infektojë futbollistë të Serisë A.
Lajmi i fundit i takon ish milanistit Andrea Petagna.
Sulmuesi i Napolit ka rezultuar pozitiv në testin e tamponit.
Petagna u është nënshtruar kontrolleve pas pozitivitetit të vëllait të tij.
Siç është lajmëruar nga klubi, ish milanisti është asimptomatik por është në karantinë, sipas protokollit.
Në ditët e fundit ka pasur disa raste pozitive mes futbollistëve italianë.
Dje janë konfirmuar pozitivë romanisti Mirante dhe tre futbollistë të Cagliari-t.