Ish-arbitri i njohur analizon moviolën e Milan-Juve: Tre gabime të arbitrit Irrati!

Graziano Cesari, ish-gjyqtar i njohur, komentoi për episodet e moviolës në supersfidën Milan-Juventus në emisionin “Pressing”:

Mbi kontaktin Calhanoglu-Rabiot: “Në minutën e 41′ erdhi barazimi i Milanit. Në fillim të aksionit ka një kontakt midis Calhanoglu dhe Rabiot: për mua turku bën një gabim të dyfishtë si me krahun ashtu edhe me goditjen ndaj kundërshtarit.

VAR nuk ka ndërhyrë sepse Irrati, i cili është shumë afër, ngre krahun dhe sinjalizon se nuk ka asgjë. Kjo do të thotë që VAR nuk ndërhyn, Irrati bën atë gjest dhe prandaj VAR nuk mund të ndërhyjë më.

Kjo është ajo që thotë protokolli. Gabimi është bërë nga Irrati i cili nuk arrin të gjykojë ndërhyrjen e Calhanoglu dhe pastaj bën atë gjest për të thënë se asgjë nuk ka ndodhur, kështu që VAR nuk mund të ndërhyjë”

Për të verdhën e dytë të Bentancur: “Në minutën e 60′, Bentancur ndëshkohet për një faull të qartë ndaj Hernandez i cili kishte nisur të vraponte. Dhjetë minuta më vonë, mesfushori i Juve ndërhyn ndaj Castillejo, Irrati me të drejtë jep avantazhin, por më pas ai duhet të kthehej dhe të ndëshkonte futbollistin e Juventusit. Ky është një gabim serioz. VAR nuk mund të ndërhyjë as në këtë rast pasi është i verdhë dhe jo i kuq direkt”.

Për penalltinë që nuk i është dhënë Milanit: “Në shtesë, Diaz hyn në zonën e penalltisë dhe bie në tokë pas një ndërhyrje nga Rabiot. Gjuri i francezit shkon direkt në gjurin e Diaz, kështu që ishte penallti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu