Ish-arbitri: Gabim i madh nga Pasqua, penalltia duhej akorduar pasi e pa në VAR! Ju kujtoj Roma-Milan…

Humbje e rëndë për Milanin në “San Siro” ndaj Napolit. Skuadra kuqezi u godit nga goli i vetëm i Politanos që vendosi edhe supersfidën e mbrëmjes dhe tashmë Juventusi është vetëm 1 pikë poshtë, në vend të tretë, por pikërisht me një ndeshje më pak, që është ajo ndaj Napolit.

Skuadra kuqezi nuk ishte në gjendjen më të mirë dhe për më të shumtën e pjesës së parë u dominua nga ekipi i Gattusos, edhe pse raste të pastra shumë nuk kishte.

Matteo Politano of SSC Napoli scores the goal of 0-1 during the Serie A football match between AC Milan and SSC Napoli at San Siro Stadium in Milano Italy, March 14th, 2021. Photo Andrea Staccioli / Insidefoto andreaxstaccioli

Por, në fillim të pjesës së dytë erdhi goli i shënuar nga Politano, pas një dalje të bukur të Napolit.

Kuqezinjtë u përpoqën të reagojnë por Leao shpërdoroi, ashtu si Ospina bëri një pritje të bukur ndaj Rebic, që në fund doli me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit kryesor.

Gjithçka u mbyll me sherr e tension teksa Donnarumma u kap me stolin e Napolit për protestat e shumta për një ndërhyrje të Theo Hernandez ndaj Osimhen.

Por, polemikat pas ndeshjes janë të mëdha.

Ish-arbitri Mauro Bergonzi foli për episodin e dyshimtë të Milan-Napoli në Maracana Shoë të TMW Radio: “Penallti për Milanin? Po! Bakayoko nuk e merr topin por godet Theo Hernandez.

Ishte një episod i qartë dhe të qenit një gabim i qartë dhe i dukshëm! VAR e bëri detyrën duke thërritur arbitrin që më pas nuk e dhaai mund të vendoste në mënyrë të pavarur shkallën e kontaktit.

Nëse u dha penalltia e kontaktit Fazio-Calabria në Roma-Milan, kjo është edhe më shumë penallti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu