Ish-arbitri analizon dy episodet e Cagliari-Milan dhe i jep të drejtë Abissos!

Duke ndërhyrë në mikrofonat e Calciomercato.com, ish-arbitri Massimo Chiesa bëri analizën e tij në arbitrimin e Abisso në Cagliari-Milan. Ky është fjalimi i tij: “

“Në Cagliari, Milani kaloi në epërsi pas penalltisw nw minutwn e 5-tw (12 në 18 ndeshje), të fituar dhe realizuar nga Ibrahimovic. Një penallti e saktw sepse suedezi arrin i pari në vertikalizimin e Brahim Diaz dhe Lykogiannis nga prapa e shtyn atë në shpinë, pa mundësinë e ndërhyrjes në top.

Arbitri Abisso nuk kishte dyshime dhe Var konfirmoi. E drejtw e verdha ndaj Romagnoli për faull ndaj Joao Pedro (paralajmërimi është më shumë për përsëritjen e gabimeve nw ndwrhyrje).

Përjashtimi i Saelemaekers është korrekt gjithashtu: belgu bën një faull ndaj Zappa dhe më pas është naiv në kartonin e dytë të verdhë ndaj Ceppitelli.

Nw fund, thjesht lejohet vazhdimi i lojws në kontaktin Brahim Diaz-Sottil në zonën e penalltisë: lojtari i Cagliari padyshim që e mban kundërshtarin e tij nga fanella, para se kuqeziu të rrëshqiste mbi të. Arbitri është afër veprimit dhe vlerëson ndërhyrjen, kjo shpjegon mungesën e ndërhyrjes nga VAR”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu