Isco zyrtarisht në merkato! Ja sa kërkon Reali dhe për sa mund ta sigurojë Milani. Agjenti i njohur: Fantazisti ideal…

Real Madrid ka vendosur: Isco është në merkato. Mundo Deportivo shkruan dhe shpjegon se si kjo mund të jetë vera e shitjes së andaluzianit, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, në qershor 2022.

29-vjeçari, i kthyer nga disa sezone në hije nën drejtimin e Zidane, nuk është pjesë e planeve të Realit të Ancelotti-t.

Reali ka nevojë të arkëtojë dhe për këtë arsye e ka nxjerrë në merkato, pasi për rinovim as që flitet.

Qëllimi është të fitohen të paktën 20-25 milionë nga shitja e tij. Por, sipas “Todo Fichajes”, Milani mund ta marrë për 18 mln euro nga Reali dhe kontrata mund të jetë deri në vitin 2025.

Milani është mes klubeve të interesuara dhe sipas agjentit të njohur Claudio Pasqualin, kuqezinjtë duhet të bëjnë një sakrificë.

“Milani duhet të synojë Isco. Spanjolli ka një kalibër teknik të lartë, ndryshe nga disa nga profilet që i afrohen Rossonerëve.

Përveç kësaj, është mjaft e qartë se ai ka shansin e fundit të karriarës.

Vetëm disa vjet më parë vlente 100 milionë euro. Unë do të orientohesha tek Isco. Duhet ta bëjë dhe Milani sepse me 20 mln euro siguron një fantazist fantastik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu