Inzaghi do dy futbollistë të Milanit, por Stefano Pioli ende nuk ka vendosur!

Stefano Pioli foli sot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bologna edhe sa i përket merkatos dhe Lucas Paqueta, ku i tregoi derën brazilianit…

Diçka të tillë nuk e ka bërë ende për Rade Krunic, që ka oferta dhe shumë madje, por për momentin qëndron si alternativë duke parë shumë ndeshjet pranë njëra-tjetrës dhe faktit që Tonali duhet ende të përshtatet…

Mes skuadrave që interesohen për Krunic tashmë është edhe Benevento e Filippo Inzaghit (sipas Tuttosport), ish-legjendës kuqezi, i cili kërkon të fuqizohet edhe më shumë për Serie A, në sezonin e rikthimit pas Serie B.

Një tjetër lojtar që Benevento ka në shënjestër është edhe braziliani Leo Duarte, që gjithashtu nuk bind Piolin dhe Maldinin, edhe pse lojtari mund të mbahet deri në janar për t’u provuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu