Intervistë për Milan TV/ Kjaer: Çfarë duhet të bëjmë këtë sezon

Simon Kjaer është intervistuar nga Milan TV me ardhjen në Milanello.

Ai ka Dhënë mendimin e tij për sezonin që sapo ka filluar.

“Kemi karikuar bateritë dhe jemi gati për të filluar.

Shpresojmë të jetë një sezon interesant dhe duam të bëjmë shumë pikë. Duhet të nisim nga fundi i sezonit të kaluar”, ka thënë ai.

I ardhur në janar, Kjaer është shndërruar shpejt në një element të pazëvendësueshëm për “tabelen e shahut” të Piolit.

Danezi do të luajë në këtë sezon titullar në çift me Alessio Romagnoli, ndërsa do të nisen pas në hierarki Mateo Musacchio dhe Matteo Gabbia.

Leo Duarte mund të lërë Milanin në huazim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu