Intervista Pioli – Ndeshja qe zhvilluam kunder Spal nuk mjafton me Lazion..

Skuadra? Eshte nje grup i mire lojtaresh, te interesuar te punojne shume dhe te bejne akoma me mire. Rezultatet jane ato qe bejne diferencen dhe ne duhet te bejme gjithcka per marre rezultate pozitive.. nuk mjafton vetem nje fitore duhet te kemi me shume vazhdimesi.

Lazio? Eshte nje skuader shume e forte, me formacionin e pare mund te fitoje me kedo. Na duhet shume force dhe kualitet nese duam te fitojme edhe pse si force kemi me pak se ata, eshte e vetmja rruge kunder tyre.

Champions? Duhet te besojme, nese beson atehere behet i mundshem duhet te punojme nate e dite per kete objektiv. Ne fund do shikojme ku kemi mberritur por kur luajme si skuader mund te perballemi me kedo..

Paqueta? Kerkoj gjithmone te aktivizoj lojtaret me ne forme dhe ne pozicionet qe japin me shume, mundohem te pershtatem me karakteristikat e lojtareve dhe ti vendos ne menyren e duhur..

E dini rendesine e ndeshjes neser? Ne mendjen e lojtareve besoj se po e dijne, te fitosh ndaj nje skuadre te forte te ndihmon te fitosh me shume besim dhe te permirsojme klasifikimin..

Suso? Eshte i vetedijshem se eshte ne nje skuader te madhe, qe eshte eshte nje lojtar i rendesishem per ne. Neser kemi mundesine te ndryshojme sezonin, me besim mund tja dalim. Ajo qe beri Suso kunder Spal eshte nje sinjal i rendesishem, nuk ka rendesi kush luan por te gjithe duhet te sakrifikojme per rezultate pozitive..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu