Intervista me “Le Iene” | Zlatan nuk ndryshon kurrë! Batuta mbi Scudetto-n

Të dielën Zlatan Ibrahimovic festoi ditëlindjen e tij të 40 -të. Pas fitores së Milanit kundër Atalantës, sulmuesi festoi këtë përvjetor të rëndësishëm së bashku me miqtë, kolegët dhe familjen në një klub në Milano…

Redaksia e programit të njohur televiziv Le Iene hyri në party-n e Ibrës për të mbledhur disa nga deklaratat e 40-vjeçarit.

Gazetari Fabio Corti rrëmbeu disa shaka prej tij, të cilat do të shfaqen në transmetim këtë mbrëmje në Italia Uno…

Këtu janë deklaratat e Ibrahimovic: “Si ndihem 40 vjec? Epo, unë ende ndihem i ri. Një vit tjetër ka kaluar por unë mendoj vetëm për fushën, jam gati të kthehem.

Kisha disa probleme me muskujt, por asgjë të madhe! Kush e fiton Scudetto-n? Na falni, për cilin ekip luan Zlatan? Te Milani, atëherë Milani fiton”.

Si zakonisht, shumë i sigurt për veten dhe për çdo gjë, përveç Ibres së përulur, i cili edhe në moshën 40 vjeç nuk ka ndërmend të ndalet.

Premtimi i bërë është që të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta tashmë kundër Veronës më 16 tetor. Dhe qëllimi shpallet: t’i kthehet fitores me fanellën e Milanit tashmë këtë sezon!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu