INTERVISTA/ Bennacer: Milani nuk varet nga unë, por sa më mungonte topi. Kessie i pabesueshëm

Ismael Bennacer u intervistua nga Milan TV dhe foli për momentin e tij pas dëmtimit, si dhe performancën e ekipit.

Si ishte të mungoje?

“Kur shihja ekipin duke luajtur do të doja të isha atje për të ndihmuar të gjithë, por është pjesë e sportit, e kësaj pune. Duhej të menaxhonim mirë këtë lloj dëmtimi. Gruaja më ndihmoi shumë”.

Ke parë vështirësi të ekipit pa ty?

“Ne jemi një ekip, nëse jam ose nuk jam, është e njëjta gjë. Nëse skuadra humbet, edhe unë humbas”.

Për çmimin më të mirë të Afrikës së Veriut të vitit 2020…

“Kur merr një çmim dëshiron një tjetër, unë duhet të bëj gjithçka që të përpiqem të përmirësohem edhe më shumë”.

Si ka qenë stërvitjas muajt e fundit

“Kam punuar shumë për t’u rikthyer, prekja e topit është një emocion që nuk e kam ndjerë për një kohë të gjatë”.

Për momentin kuqezi çfarë mund të thuash?

“Ne duhet të jemi edhe më të përqendruar, t’i bëjmë gjërat edhe më mirë”.

Kessie?

“Ai nuk është kurrë i lodhur, ka energji të jashtëzakonshme. Ne duhet të përfitojmë nga kjo”

Për të sapoardhurit?

“Ne jemi një familje, kur dikush arrin duhet të bëjmë gjithçka që ai të ndihet mirë”.

Ndeshja kundër Crotone?

“Kampionati është shumë i vështirë, çdo ndeshje është e vështirë. Ne jemi Milani dhe duhet të japim gjithçka që të përpiqemi ta fitojmë atë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu